Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në afërsi të fshatit Grykë Zezë në Lezhë.
I plagosuri ka mbetur Edmond Gjoka, i cili është dërguar me urgjencë te spitali i Traumës në Tiranë.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Sipas burimeve, dyshohet të jetë vetëplagosur në këmbën e majtë dhe më pas është dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur në një bar.
Ndërkohë, policia po heton edhe pista të tjera të mundshme./abcnews.al