Pasditen e sotme një person ka mbetur i plagosur në qytetin e Durrësit.
Të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur në zonën e Fllakës, ku sipas burimeve policore i plagosur ka mbetur Arbër Gorgea.
Momentalisht, Gorgea ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Policia ndodhet në vendngjarje për zbulimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al