Një person ka ngelur i plagosur pasditen e kësaj të shtune në Tiranë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në zonën e ish Bllokut.
Burime për abcnews.al bëjnë me dijes e ngjarja ka ndodhur tek Pallatet Agimi afërt kafe Romës, ku si pasojë është plagosur me një plumb në këmbë Ilir Shkurti, rreth 32 vjeç.
Ndër të tjera mësohet se i riu ka shkuar vetë në spital, ku sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al