EMRI/ Pjesë e një grupi kriminal, shqiptari ekstradohet nga Republika Domenikane

schedule17:06 - 19 Nëntor, 2022

schedule 17:06 - 19 Nëntor, 2022

Një shqiptar është ekstraduar nga Republika Domenikane për në Shqipëria. Raportohet se bëhet fjalë për shtetasin e quajtur Sajmir Hysenbelliu, mbi të cilin rëndojnë disa akuza.

Sipas mediave në Republikën Domenikane, Sajmir Hysenbelliu akuzohet se e ka ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufirit”, më shumë se një herë, parashikuar në nenin 298/3 të Kodit Penal, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë mbi rëndon edhe një akuzë më e rendë, ajo e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, parashikuar në nenet 333/a-2 dhe 334 të Kodit Penal. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!