Erando Mara, 46-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Kavajë.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Kavajë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.
Gjykata e Firences i ka caktuar 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e 46-vjeçareit shqiptar në Itali./abcnews.al