EMRI / Pjesë e bandës së fajdeve në Shkodër, arrestohet 23 vjeçari i shpallur në kërkim

schedule09:33 - 20 Prill, 2020

schedule 09:33 - 20 Prill, 2020

Shkon në 13 numri i personave të arrestuar si pjesë e grupit që jepnin fajde në qytetin e Shkodër.

Burime për ABC News raportojnë se ka rënë në pranga Januz Alija, 23-vjeç ndaj të cilit rëndojnë 2 akuza për vepra penale;

“Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Në mëngjesin e 14 marsit të vitit 2019 forcat speciale zbarkuan në Shkodër duke organizuar një operacion që e kishin quajtur “Maranaj”.

Në këtë blitz, specialët vunë në pranga 12 persona, por nuk kishin arritur të arrestonin vëllezërit Radovani, pasi ata kishin mundur të largoheshin më parë jashtë vendit.

Vëllezërit Radovani ishin djemtë e ish-prefektit të Shkodrës Paulin Radovani.

Elton Radovani u arrestua në Paraguaj, pasi gjykata e Shkodrës e kishte lënë në burg me akuzën se ishte i përfshirë në një skenë mashtrimi financiar.

Në grupin e fajdexhinjve rezultuan se ishin të përfshirë noterë, avokatë dhe 1 polic.

Të arrestuarit u akuzuan se ushtronin veprimtari të paligjshme të dhënies së parave hua me një përqindje që varionte nga 3-20% dhe nëse nuk kthehej shuma e huasë, personat e përfshirë në këtë skemë, sekuestronin makinat dhe pronat e personave që kishin marrë huan.

Nga ky operacion atë kohë u sekuestruan, toka, dyqane, mijëra euro dhe gjithashtu mori përgëzime edhe nga vetë kryeministri Rama.

Asokohe u vunë në pranga shtetasit:

Byrhan Alija, 61 vjeç,

Edi Memçaj 33 vjeç,

Adri Bala 22 vjeç,

Artan Dragani ish kancelar ne gjykatën e Shkodrës 39 vjeç,

Marjan Bregu 31 vjeç,

Vinko Nikprelaj 37 vjeç,

Eduart Fusha 38 vjeç,

Elidon Qerimaj 41 vjeç,

Pashko Vuksanelaj 54 vjeç,

Lul Sylja 48 vjeç,

Naim Ahmetaj 52 vjeç dhe Ilir Sokoli 38 vjeç, ish drejtor i patentave në Shkodër, 3 të tjerë u shpallën në kërkim  ndërsa u pezulluan nga detyra Valbona Hajdari notere në Shkodër dhe Ergys Lohja, efektiv policie.

Siç raporton gazetari Simon Shkreli për abcnews.al, në vijim të operacionit “Maranaj”, të zhvilluar më 14.03.2019, nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorisë së Forcës Lëvizëse Operacionale në Departamentin e Sigurisë Publike, pas një hetimi proaktiv disamujor, u siguruan prova për 19 të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të palicencuar”, “Shpërdorim detyre”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, në kuadër të të cilit u arrestuan 12 persona, si grup i strukturuar kriminal, dhe u shpallën ne kërkim 4 të tjerë, mesditën e djeshme ka rënë në prangat e Policisë një prej katër personave të shpallur në kërkim.

Lexo edhe : FOTO/ 13 milion euro “gropë”, si u zbulua skema e fajdeve në Shkodër

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. A., 23 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Lexo: “Maranaj” | Nga LSI në PS dhe nga denoncues-i akuzuar, kush është Elton Radovani?

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!