Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Përvetësoi mbi 8 mijë euro nëpërmjet mashtrimit, arrestohet 56-vjeçarja në Tiranë

schedule20:33 - 24 Tetor, 2023

schedule 20:33 - 24 Tetor, 2023

Një 56-vjeçare ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi theksohet se përvetësoi 8850 euro. Bëhet fjalë për shtetasen Lumturie Gjana.

Uniformat blu bëjnë me dije se kjo shtetase dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 8850 euro, me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj.

Sakaq vlen të theksohet se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!