Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasin Pashuk Lulashi 61 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz me detyrë inxhinier pyjesh.
Arrestimi vjen pas kallëizmit të një 38 vjeçari, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, se 61-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në rrjete sociale, 38-vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare.
Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim. / ABCNEWS.AL /

