Policia e Shkodrës ka arrestuar një 52-vjeçar pasi akuzohet se ka kanosur me armë punonjësit e policisë. Në pranga ka rënë Skënderi Beka, 52 vjeç, banues në Shkodër.
Mësohet se pas njoftimit të marrë për një konflikt në familje në lagjen “Tre Heronjtë” policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Në momentin që punonjësit e Policisë janë afruar te banesa, i zoti i banesës i cili ishte duke u konfliktuar me bashkëshorten, ka marrë një armë gjahu dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do qëllonte në drejtim të tyre.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë për një konflikt në familje në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Në momentin që punonjësit e Policisë janë afruar te banesa, i zoti i banesës i cili ishte duke u konfliktuar me bashkëshorten, ka marrë një armë gjahu dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do qëllonte në drejtim të tyre.
Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të forcave policore u bë neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 52 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu model “Broëning” dhe 170 fishekë me kalibër 12mm, të cilat i mbante me leje.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
/abcnews.al