Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në një lokal mes disa personae në Durrës. Në pranga ka rënë një 35 vjeçar, i cili mbante me vete një armë zjarri kallashnikov.
Policia neutralizoi dhe arrestoi 35-vjeçarin Geront Vrioni, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të dokumentuar shkakun dhe rrethanat e tjera të konfliktit./abcnews.al