Një 48 vjeçar që transportonte armë dhe mina me telekomandë është vënë në pranga nga policia. Arben Zagolli po udhëtonte nga Pogradeci drejt Lezhës me një taksi teksa është kapur në flagrance nga uniformat blu. Nga kontrolli fizik i këtij shtetasi, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me fishekë, dy mina me telekomandë si dhe municion luftarak.
Zagolli është arrestuar te “Kryqëzimi i Shënkollit”. Kapja e tij ka parandaluar një ngjarje kriminale, për shkak të armëve dhe municioneve që 49 po transportonte.
Ende nuk është përcaktuar nëse 48 vjeçari i kishte këto municione për t’i përdoru vetë apo I mbante për t’i tregtuar dhe për t’i shitur ndaj personave të tjerë.
Ky është rasti i tretë i regjistruar Brenda disa muajve ku shtetas shqiptarë kapen në flagrance me armë dhe lëndë eksplozive. Më herët një 45 vjeçar në rrëshen dhe një 34 vjeçar në Vlorë u arrestuan për këtë aktivitet kriminal.