Ekstradohet Leonard Luzi/ Porositi dhe organizoi atentatin ndaj Inez Harulla në Vlorë. 47 vjeçari ishte arrestuar në Korrik në Spanjë
Leonard Luzi, i njohur edhe me emrin Leonard Senjo, i dyshuar si porositës për të kryer një atentat në qytetin e Vlorës u ekstradua të shtunën nga Spanja nën masa të rrepta sigurie.
Ndaj 47-vjeçarit Gjykata e Posaçme kishte caktuar më herët me kërkesë të SPAK, masën e sigurisë arrest me burg si i dyshuar se ka organizuar dhe porositur shtetasin Amarildo Nikolli për të vrarë Inez Hajrullain i njohur si “sakati” dhe shtetasin Ervis Matodashaj i njohur si “qorri”.
Luzi akuzohet për “Sigurimi të kushteve për të kryer vrasje”, “armë mbajtje pa leje” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Sipas hetimeve të prokurorisë, ka rezultuar se atentati do të realizohej në gusht të vitit të kaluar dhe për vrasjet ishin ofruar 500 mijë euro.
Nga ana tjetër, sipas hetimeve, Amarildo Nikolli që kishte marrë edhe porosinë u arrestua me një pistoletë me silenciator me fishek në fole, e gatshme për qitje.
Si pjesë e grupit, SPAK akuzon edhe Muharrem Koroveshin dhe Erio Zejnon. Mgjithatë, nga deklarimet e Amarildo Nikollit, SPAK dyshon se të përfshirë janë edhe persona të tjerë që strehohen në Dubai.
Sipas prokurorisë, motivi i këtij krimi kishte për bazë hakmarrjen për shkak të përplasjes mes grupeve rivale për aktivitetin e lojrave të fatit.
Sipas hetimeve, Ervis Matodashaj një prej objektivat e sulmit , ishte dyshuar si një nga autorët e vrasjes së një të afërmi të Luzit në vitin 2013-të në qytetin e Vlorës.


