EMRI/ Ngacmoi seksualisht nxënësen 15 vjeçare, arrestohet drejtori i shkollës në Lushnje

schedule12:05 - 1 Prill, 2022

schedule 12:05 - 1 Prill, 2022

Rrahman Çela drejtori i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë është arrestuar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse. Lajmin e njofton policia e shtetit përmes një njoftimi, ku bën me dije se drejtori 55 vjeçar banues në fshatin Gjuzë dyshohet se ka ngacmuar një nxënëse 15 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, drejtor i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al