EMRI/ Në pritje të masës së sigurisë, humb ndjenjat në gjykatë një nga grabitësit e dyqanit në Durrës

schedule11:02 - 10 Janar, 2023

schedule 11:02 - 10 Janar, 2023

Erlind Shehaj një nga dy autorët e grabitjes së një dyqani në Durrës pak ditë më parë, ka humbur ndjenjat taksa ishte në Gjykatën e Durrësit në pritje të masës së sigurisë.

Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, i shoqëruar nga mjekët dhe forcat e policisë.

Cfarë ndodhi dy ditë më parë?

Dy të rinjtë Orges Mona dhe Erlind Shehaj kërcënuan me kallashnikov pronaren e dyqanit ushqimor në Durrës dhe i vodhën asaj xhiron ditore prej 15 mijë lekësh.

Po ashtu dy autorët dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë në një banesë në pronësi të B.H.

Identifikimi i tyre është bërë i mundur nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ndërsa Mona rezulton i dënuar më parë për në fushën e narkotikëve, ndërsa Shehaj për vjedhje./abcnews.al