EMRI/ Në makinë me 2 fëmijët, 43-vjeçari në Lezhë qëllohet me armë zjarri sapo del nga banesa

schedule08:22 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 08:22 - 1 Dhjetor, 2020

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e sotme në Kodër Balldre , në Lezhë.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se Hilë Gjini, 43 vjeç është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së 43-vjeçarit, në momentin kur ka dalë nga banesa. Mësohet se në makinë ndodheshin edhe dy fëmijët kur është qëlluar në drejtim të tij.

Sipas banorëve, Gjini sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë. Gjatë gjithë kohës Hilë Gjini ka qëndruar në automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten deri në momentin kur ka mbërritur policia dhe autoambulanca.

I dëmtuari është dërguar në spitalin e Lezhës në gjendje të rëndë.

Mësohet se autori i i ngjarjes është Gjergj Gjini banor i fshatit Balldre, i cili edhe u arrestua nga policia.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!