Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar këtë të hënë në Elbasan.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj, ku Gjykata e Apelit Torino, me vendimin e datës 11.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Shtetasi tjetër që ka rënë në prangat e policisë është një 41-vjeçar. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 04.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Në bashkëpunim e një shtetas tjetër, ka vjedhur kasafortën brenda së cilës ka pasur 60 000 lekë dhe 500 euro. Kjo ngjarje ka ndodhur më 1 shator të vitit të kaluar.