EMRI/ Në kërkim për drogë, arrestohet 32-vjeçari në Selanik

schedule13:23 - 22 Shkurt, 2024

schedule 13:23 - 22 Shkurt, 2024

Policia greke ka arrestuar në Dhiavata të Selanikut, të kërkuarin nga Interpol Tirana, Adriatik Xhini, 32 vjec nga Ksamili.

Sipas policisë greke, Xhini kërkohej në Shqipëri për veprën penale të “prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotike”, për ngjarje të ndodhura në periudhën 1 prill 2019 – 23 prill 2020. Në 1 prill 2019, ai u shpall në kërkim nga policia e Sarandës pas sekuestrimit të një çante me 22 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, në vendin e quajtur “Likojani” në Konispol. Gjatë atij operacioni u arrestuan dy transportues nga Berzhita e Tiranës dhe Polisi i Librazhdit, ndërsa u shpall në kërkim Xhini dhe shtetasi D. A.

Xhini rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2018 nga policia e Sarandës ne kuadër të operacionit “Transferimi” ku ranë në pranga 4 persona pas gjetjes së 7 dozave kokainë dhe dyshimeve se ky grup kishte lidhje me një sasi prej 18 kg marijuanë të gjetur në Ksamil, por ishte liruar më pas nga Gjykata e Sarandës.

Xhini ka qenë më parë i dënuar nga Gjykata e Sarandës në vitet 2013 dhe 2014 me 13 muaj burg për “kundërshtim i punonjësit të policisë”, “plagosje e lehtë me dashje”, “shkatërrim prone”, “drejtim mjeti pa patentë”, ndërkohë që gjatë arrestimit në 2015 si i kërkuar për këtë dënim, i’u gjet edhe një dorezë metalike.

Edhe në vitin 2012 ai rezulton i arrestuar, pasi ishte në kërkim, sërishr për një plagosje të kryer në Ksamil.

Policia greke ka nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!