Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Në kërkim për drogë, arrestohet 43-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

schedule14:03 - 21 Shkurt, 2026

schedule 14:03 - 21 Shkurt, 2026

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 82”. Në pranga ka rënë shtetasi Rexhep Muka alias Kreshnik Muka, 43 vjeç banues në Shënavlash, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafikim të narkotikëve.

Sipas policisë 43-vjeçari  kërkohej nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Cagliari/Itali, në vitin 2021, e ka dënuar me 12 vite burg (mbetur për të vuajtur 9 vite e 6 muaj burg), për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.



Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për realizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!