Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Në kërkim për disa vepra penale, pranga 31-vjeçarit në Shkodër

schedule10:57 - 25 Maj, 2025

schedule 10:57 - 25 Maj, 2025

Një 31-vjeçar i identifikuar si Arlind Kajoshi shpallur në kërkim për disa vepra penale u vu në pranga të Policisë në Shkodër.

Ai akuzohet konkretisht për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”,

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, në 3 qershor të vitit të shkuar në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta një person.



Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij, i dyshuar si i përfshirë në sherr.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!