Me “arrest shtëpie” por kjo masë nuk e ndalon t’ju shesë kokainë dy shtetasve.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Korçë ku një 34 vjeçar i identifikuar si Spartak Selimaj është kapur duke i shitur dy shtetasve një sasi kokaine.
Sasia e kokainës është sekuestruar nga policia ndërsa burime bëjnë me dije se sasia ka qënë e ndarë në 14 doza.
Mësohet se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar nga gjykata e Korçës për dy vepra të ndryshme penale.
Nga ana tjetër dy shtetasit që kanë blerë lëndën narkotike mësohet se janë proçeduar penalisht në gjëndje të lirë.
Drejtoria vendore e policisë së Korçës vijon kontrollet intensive për vënien përpara përgjegjësisë edhe të personave të tjerë që merren me trafikim të lëndëve narkotike.