EMRI/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por i doli jashtë kontrollit, arrestohet 33-vjeçari në Lezhë

schedule17:58 - 27 Korrik, 2024

schedule 17:58 - 27 Korrik, 2024

33-vjeçari Adenis Doçaj është kapur nga policia e Lezhës, pasi ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat. Si pasojë e erës së fortë zjarri i doli nga kontrolli duke përfshirë një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar.

Njoftimi i Policisë:

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por si pasojë e erës së fortë zjarri i doli nga kontrolli duke përfshirë një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar.

Në pranga 33-vjeçari, Adenis Doçaj banues në Rrilë, Lezhë.

Rreth orës 12:30, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Spiten, Lezhë, ka rënë zjarr në një zonë të pyllëzuar.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendin ku kishte rënë zjarr dhe, falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të zjarrvënies, konkretisht shtetasin:

33 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë.

Ky shtetas kishte shkuar në fshatin Spiten dhe në afërsi të banesës së tij të vjetër, duke pastruar ambientin para banesës, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, por si pasojë e erës së fortë zjarri u përhap në një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!