Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të anëtares së Këshillit Bashkiak, Dorina Kuka.
Dorina Kuka me profesion mësuese nuk ka mundur të fitojë dot betejën me kancerin.
Postimi i Veliajt:
E hidhur ikja nga jeta e koleges sonë të mirë, Dorina Kuka – mësuese, nënë, aktiviste dhe anëtare shembull e Këshillit Bashkiak!
Kontributi i saj bujar për punët e mira të këtij qyteti, do të mbetet! Ngushëllimet më të ndjera familjes! ?