EMRI/ Me granata e pistoletë, shkodrani plagos studenten 20-vjeçare në Vlorë, si ndodhi ngjarja

schedule12:55 - 25 Shtator, 2021

schedule 12:55 - 25 Shtator, 2021

Vlorë – Një ngjarje e pazakontë ka tronditur qytetin e Vlorës mesditën e kësaj të shtune ku një vajzë 20-vjeçare ka mbetur e plagosur. 20-vjeçarja K.Z, lindur në Berat, student në Vlorë, raportohet se është qëlluar me armë zjarri nga Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”. Falë ndërhyrjes së policisë mësohet se 30-vjeçari është arrestuar.

Sikur të mos mjaftonte plagosja e vajzës, i riu nga Shkodra ka hedhur edhe një granatë në ambientet e lokalit ku debatoi me 20-vjeçaren. Ndërkohë policia atij i ka gjetur në një çantë një granatë të dytë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë – Plagosi me armë zjarri një 20 vjeçare, falë reagimit në kohë kapet dhe arrestohet brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolet dhe 2 granata dore.

Më datë 25.09.201, rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/