Një e moshuar e komunitetit rom rreth 70 vjeç rezulton e humbur prej dy ditësh në Fier.
Xhevrie Verlaci, ka humbur ditën e djeshme rreth orës 12:00 në fushën e mbetjeve. Sipas familjarëve e moshuara vuante edhe nga tensioni, por mblidhte mbetje të riciklueshme tek fusha e mbetjeve për të blerë ilaçe.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se tek fusha e mbetjeve në Fier ndodhet policia, ndëtrkohë Lulzim Ymeraj përfaqësues i komunitetit rom bën apel për ndihmë dhe polumbarë.
“Ne duam mbështetjen e shtetit, të paktën polumbarë të na bien. Të bëjmë të pamundurën sepse familjarët janë shumë të shqetësuar”, shprehet ai.
/abcnews.al