EMRI/ Makina “fluturoi” disa metra tutje, identifikohet 55-vjeçari shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Itali

schedule13:04 - 11 Tetor, 2022

schedule 13:04 - 11 Tetor, 2022

Mediet italiane kanë bërë me dije identitetin e 55-vjeçarit shqiptar, që humbi jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik.

Bëhet fjalë për Rasim Mukën, i kthyer së fundmi në Itali pas një udhëtimi në vendin e origjinës.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Erbusco, Breshia. Një furgon që po lëvizte në drejtim të kundërt u përplas me makinën, e cila “fluturoi” disa metra larg, sipas medieve italiane.

Muka ndodhej në sediljen e pasagjerit. Sipas medieve italiane, vëllai i tij, 60 vjeç, që drejtonte makinën e përfshirë në aksident ka marrë lëndime të lehta.

Ndërsa 61-vjeçari që drejtonte furgonin nuk pësoi lëndime.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!