Një 31-vjeçar është arrestuar nga Forca “Shqiponja”, në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë.
Ai po lëvizte si pasagjer me një automjeti tip “Audi”, i cili drejtohej nga një 51-vjeçar. Nga kontrollet, 31-vjeçarit iu gjet në çantën e dorës, 1 armë zjarri pistoletë me municion, që posedohej pa leje.
Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa shtetasi 51 vjeç u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e zjarrit, tip pistoletë me krehër dhe me municion.


