Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë pallatit të Sportit në zonën e Skelës në Vlorë. Burime bëjnë me dije për ABC se një person i identifikuar si Delon Troqe, është qëlluar në ambientet e një servisi me breshëri kallashnikovi.
Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorëve. Ndërkohë që janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Uniformat blu po bëjnë sekuestrimin e pamjeve filmike në zonë që mund të çojë në zbulimin e drejtimit në të cilin janë larguar autorët./mv.abcnews.al