EMRI/ Ky është personi i vrarë me armë në Tiranë

schedule23:35 - 30 Tetor, 2022

schedule 23:35 - 30 Tetor, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Burime për gazetaren Xhensila Kodra bëjnë me dije se një person është dërguar i pajetë në spital.

Dyshohet se personi është vrarë me armë zjarri tek “Kodra e Diellit”. Burimet bëjnë me dije se personi i vrarë është Briken Sanaj 39-vjeç nga Lezha.

39-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje, e cila është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Ai është dërguar pa shenja jete në spital.

Ndërkohë që policia ka gjetur gëzhoja në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici.

Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

/Abcnews.al/