EMRI+FOTO/ Ky është autori i plagosjes në Sarandë

schedule23:04 - 24 Prill, 2022

schedule 23:04 - 24 Prill, 2022

Mbrëmjen e së dielës një 43-vjeçar ka plagosur me thikë dy minorenë në Sarandë.

Sipas policisë 43-vjeçari Ibrahim Duda ka goditur me thikë dy vëllezërit K.G 18-vjeç dhe 16-vjeçarin D.G, të cilët ndodhen në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.

Duda është një person me precedentë penalë, i arrestuar më parë për vjedhje.

Sherri sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku shtetasi D. G., 16 vjeç, ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, pasi dyshohet se për motive të dobta, është goditur me mjet prerës, ju bëjmë me dije se:

Në këtë konflikt është goditur me mjet shpues, në brinjë dhe shtetasi K. G., 18 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë, i cili po transportohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Tiranës.

Në vijim të veprimeve shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasit I. D., i cili është shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!