EMRI/ Kush është 36-vjeçari që u gjet i pajetë në bunker në Tiranë, rezulton përdorues i lëndëve narkotike

schedule20:42 - 20 Prill, 2022

schedule 20:42 - 20 Prill, 2022

Ilir Marku është 36-vjeçari nga Tirana i cili u gjet i vdekur ditën e sotme në bunker në Institutin Bujqësor.

Abcnews.al mëson se Ilir Marku njihet si përdorues i lëndëve narkotike.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.

Viktima është çuar në morg për ekzaminim e mëtejeshëm për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

36-vjeçari ishte shpallur në kërkim prej ditës së djeshme nga policia e Tiranës, pasi familjarët e kishin denoncuar të humbur.

/ABCNEWS.AL/