Emri, Kotzias: Sot do të ndodhë telefonata Zaev-Tsipras

schedule14:10 - 11 Qershor, 2018

schedule 14:10 - 11 Qershor, 2018

Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Kotzias, ka njoftuar se negociata për emrin e ri të Maqedonisë kanë ardhur në përfundim. Ai bëri të ditur se sot do të realizohet biseda telefonike mes kryeministrit të Shkupit, Zoran Zaev dhe atij të Athinës, Aleksis Tsipras. Deklarata u bë nga Kotzias pas takimit që zhvilloi me shefin e qeverisë greke.

Biseda telefonike mes dy kryeministrave po pritet prej shumë kohësh. Kjo do të thotë se palët kanë arritur një marrëveshje rreth çështjes së emrit, para Samitit në Bruksel. Para këtyre raportimeve, Zaev theksoi se është e rëndësishme gjetja e një zgjidhjeje cilësore që mbron dinjitetin dhe idenditetin e dy vendeve.

Ndërkohë, nga mediat është raportuar se Athina dhe Shkupi kanë rënë dakord për emrin “Maqedonia e Veriut”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!