EMRI/Kontrolli i policisë italiane fundos shqiptarin, i gjendet kokainë me vlerë 1 mln euro

schedule10:33 - 21 Janar, 2021

schedule 10:33 - 21 Janar, 2021

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.  Mediat italiane bëjnë me dije se 48 vjeçari shqiptar Marin Dajani, i cili u ndalua fillimisht për një kontroll rutinë si pasojë e masave anti Covid, por brenda mjetit iu gjetën 22.5 kilogramë kokainë.

Megjithatë, dyshues për efektivët ka qenë shpejtësia e Land Roverit me të cilin udhëtonte shqiptari. Kur u ndalua, ai tregoi nervozizem dhe u justifikua se po shkonte tek disa të afërm. Mirëpo kjo bëri që policia të ushtronte një kontroll më të thelluar në makinë.

Dajani kishte krijuar dy hapësira nën sediljet e pasme të makinës ku fshihte 23 pako me kokainë të mbështjella. Pakot peshonin nga 500 gramë deri në 1 kilogramë. Në total autoritetet mësuan se bëhej fjalë për 22 kilogramë kokainë, vlera e të cilës shkon në 1.5 milionë euro në treg.

Ndër të tjera në media bëhet me dije se ajo që ishte e çuditshme në drogën e kapur ishte se në dy prej tyre ishte shënuar emri i qytetit shqiptar Milot, ndërsa në një tjetër Kenzo. Nuk dihet se nga është nisur sasia e drogës apo se ku ishte destinacioni i saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!