Finalizohet operacioni i koduar “Zona” në Shëngjin. Mësohet se 26-vjeçari Emiljano Biba ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është kapur me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.
Njoftimi i policisë:
Posedonte rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin, arrestohet 26-vjeçari.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional antidrogë “Tempulli 2”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë finalizoi operacionin e koduar “Zona”.
Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi 26 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte siguruar me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin./abcnews.al