EMRI/ Kjo është kompania që mori 1.8 milion lekë për një logo të vjedhur për Teatrin e Operas

schedule16:25 - 9 Shkurt, 2021

schedule 16:25 - 9 Shkurt, 2021

Pika production është kompania që është paguar me 1.8 milionë lekë për riciklimin e një logoje të vjedhur për Teatrin e Operës dhe Baletit.

Në rrjetet sociale artistët denoncojnë se logoja e re e TKOBAP është një plagjiaturë e vjedhur nga site ndërkombëtare, denoncim ky i ngritur dhe nga artisti i Arteve Pamore Ardian Isufi.

Nga TKOBAP nuk ka akoma asnjë informacion më tepër , ndërsa fituesi i logos sipas të dhënave të publikuara në TKOBAP është 1 ,845, 000 lekë.

Në lidhje me këtë skandal, gazetarja Leontina Nika pyeti gjatë ditës së sotme ministren e Kulturës Elva Margariti, e cila tha se ishte vënë në dijeni prej rrjeteve sociale për skandalin në fjalë duke theksuar se do të ngrihet një grup verifikimi për këtë çështje./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!