EMRI/ Kapet në Madrid trafikanti shqiptar i drogës, ishte në kërkim prej 2014 nga Europol

schedule09:59 - 17 Shtator, 2024

schedule 09:59 - 17 Shtator, 2024

Është arrestuar në Madrid shqiptari 58-vjeç, Haredin Fejzulla, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik drogë, prej vitit 2014.

Sipas autoriteteve të huaja ai ishte i dënuar me 29 vite burg në Belgjikë për 13 akuza për trafik drogë, organizim kriminal dhe falsifikim dokumentesh. Policia në Madrid ka publikuar edhe pamje nga momenti i arrestimit të shqiptarit.

Shqiptari u arrestua pas një hetimi që ka nisur që në janar të 2023 dhe u zhvillua në koordinim me autoritetet belge, pas dyshimeve se fshihej në Spanjë.

Haredin Fejzulla është në listën e Europol si një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!