Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

(EMRI) Kanabis në doza, armë pa leje dhe municione/ Shëngjin, pranga 22 vjeçarit, procedohet një tjetër

schedule12:06 - 6 Qershor, 2025

schedule 12:06 - 6 Qershor, 2025

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, , kanë ndaluar në Shëngjin, për kontroll, një automjet me të cilin qarkullonin 2 shtetas.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Flavio Gropaj dhe pasagjer shtetasin S. I., shërbimet e Policisë gjetën disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se i posedonte shtetasi Flavio Gropaj, me qëllim shitjen. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Flavio Gropaj u gjetën doza të tjera të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit F. I. u gjetën 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 radio marrëse-dhënëse.

Në përfundim  të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Flavio Gropaj 22 vjeç, banues në Velipojë, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. I., 30 vjeç, banues në Velipojë.



Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: automjeti, dozat e kanabisit, arma e gjahut, municioni luftarak, 2 radiot dhe 1 celular. / ABCNEWS.AL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!