EMRI/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet një person në Korçë

schedule16:43 - 7 Qershor, 2022

schedule 16:43 - 7 Qershor, 2022

Policia e Korçës ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës për ndalimin e shtetasit Arben Gajtani, 47 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, i cili u ekstradua ditën e djeshme nga Maqedonia.

Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 03.02.2022, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, për ndalimin e shtetasit Arben Gajtani, 47 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, i cili u ekstradua ditën e djeshme nga Maqedonia. Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 03.02.2022, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!