EMRI/ Ishte në kërkim për skandalin e mikrokredive, arrestohet përmbaruesi gjyqësor

schedule10:42 - 21 Tetor, 2024

schedule 10:42 - 21 Tetor, 2024

Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

43 vjeçari Alban Kote, me detyrë përmbarues gjyqësor, ishte në kërkim për dosjen e mikrokredive, ku më herët u vunë në hetim 8 persona të tjerë.

Ata kishin blerë kredi të këqija nga një bankë e nivelit të dytë dhe detyronin qytetarët që për t’i shlyer duhet të merrnin kredi të dyta ose të treta.

Në rast se nuk i shlyenin, ata i bllokonin qytetarëve llogaritë bankare, vlera e të cilave arrinte deri në 500 fish të vlerës së kredisë që kishin marrë.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, njofton policia./abcnews.al