Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi pak më parë në aksin Librazhd-Qafë Thanë, pikërisht në fshatin Pishkash.
Policia bëri me dije se ka ndërruar jetë një person rreth 45 vjeç, ndërsa theksoi se ishin përplasur një makinë tip “Mercedes” dhe një tjetër tip “Ford”.
Nga aksidenti kanë mbetur edhe tre të plagosur.
Abcnews.al mësoi se viktima është Ardian Vreto. Ky i fundit ka qenë polic në qytetin e Librazhdit dhe është vëllai i kreut të PD-së së qytetit, Bujar Vreto.
Sëfundmi viktima mbante detyrën e shefit të Policisë Bashkiake në Përrenjas.
Njoftimi i plotë:
Në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë, në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /abcnews.al