“Emri im i ri është Goku”, befason ish-futbollisti i Barcelonës

schedule20:23 - 12 Tetor, 2020

schedule 20:23 - 12 Tetor, 2020

Ish-futbollisti i Barcelonës B, tashmë i skuadrës polake Miedz Legnica, ka marrë një vendim interesant. Bëhet fjalë për Joan Roman, që tashmë e tutje, do të njihet me emrin “Goku”. I njohur si emër, pasi është një ndër ikonat e filave vizatimorë.

27-vjeçari, për këtë vendim të tij, ka shkruar: “Unë jam mirënjohës për Joan (emri i tij), për atë që kam jetuar, për të gjitha gjërat pozitive që ai më la, por tani jam Goku.

Zgjodha këtë emër sepse ndihem i identifikuar me atë që përfaqëson për mua: këmbëngulje, ndjeshmëri, rritje përballë pengesave, dritë dhe pozitivitet.

Unë vetëm kërkoj respekt, pasi ka shumë njerëz që po më tregojnë të kundërtën. Gjithmonë jam në lëvizje, gjithmonë eci përpara”, shkroi ish-futbollisti i Barcelonës B në Instagram./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!