(EMRI) I vuri zjarrin banesës së një shtetaseje për shkak të borxhit/ Roskovec, arrestohet 27 vjeçari

schedule14:46 - 18 Qershor, 2025

schedule 14:46 - 18 Qershor, 2025

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit të shtetases M. L., se një person i paidentifikuar i kishte vënë zjarrin banesës së saj, në lagjen nr. 1, gjatë kohës që ajo nuk kishte qenë aty, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit Edusjon Zyka 27 vjeç, banues në Fier.

27-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së shtetases M. L., me pretendimin se djali i kësaj shtetaseje i kishte borxh një shumë parash.

Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme të pjesshme materiale. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!