EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasje, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

schedule11:24 - 21 Shtator, 2020

schedule 11:24 - 21 Shtator, 2020

Një 22-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pasi ishte i shpallur në kërkim për vrasje.

Njoftohet se Sokol Troka (Zeka),u kap nga Forcat e Posaçme “Shigjeta” në Tiranë pasi pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më 24 nëntor të vitit 2019, Troka ka qëlluar në drejtim të mjetit me drejtues I. A.

Ky i fundit është proceduar penalisht për “Falsifikim të dokumenteve”, pasi gjatë verifikimit të gjeneraliteteve i ka dhënë punonjësve të Policisë një kartë identiteti të falsifikuar.

Lexo edhe: Sekuestrohen 203 kg lëndë narkotike, arrestohet një 59-vjeçar, shpallen në kërkim dy të tjerë

Ndërkohë, në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit kanë funksionuar 86 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.

Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar drogë dhe janë vënë në pranga autorët, janë kapur persona në kërkim me rrezikshmëri shoqërore, janë goditur raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, të ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit etj.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 22 qytetarë, janë ndaluar 3 persona të shpallur në kërkim, janë proceduar penalisht 7 qytetarë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 persona. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!