EMRI/ I shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 42-vjeçari në Kurbin

schedule12:54 - 31 Maj, 2024

schedule 12:54 - 31 Maj, 2024

Një 42-vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar është arrestuar këtë të premte në Laç.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Bledar Baboçi, alias Bledar Noka, alias Bledar Trokthi, i cili akuzohet për pjesëmarrje në një grup kriminal për kultivim të lëndëve narkotike.

“Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, që kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, kapën në Kurbin, dhe vunë në pranga shtetasin Bledar Baboçi alias Bledar Noka alias Bledar Trokthi, 42 vjeç.

42-vjeçari kërkohej kombëtarisht, pasi autoritetet gjyqësore në Shqipëri e kanë dënuar me mbi 5 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj.

Shtetasi Bledar Baboçi, alias Bledar Noka, alias Bledar Trokthi iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme”, thuhet në njoftmin e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!