Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike, kapet 44 vjeçari në Tiranë

schedule14:35 - 4 Korrik, 2023

schedule 14:35 - 4 Korrik, 2023

Një 44 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndeve narkotike. Arrestimi i Roland Hysollarit është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Doppio gioco”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në bashkëpunim me FAST Albanian, Interpol Tiranën, zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Operacioni vijon paralelisht edhe në Itali, për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

I akuzuar nga autoritetet e Italisë, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, 44-vjeçari.

44-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonas ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar, për të, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!