EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kapet 44 vjeçari në Vlorë

schedule12:32 - 7 Korrik, 2020

schedule 12:32 - 7 Korrik, 2020

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 44 vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

Burime për Abc News bëjnë me dije se në kuadër të operaciont të koduar “Mesdita”, është bërë i mundur arrestimi i Arben Zenelit,  me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Ndër të tjera mësohet se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Brescias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga ligji italian dhe Dekreti i Presidentit Italian për Drogat.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni i koduar “Mesdita”.

Vihet në pranga nga Policia një shtetas në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në lagjen “Pavarësia”, Vlorë dhe arrestimin provizor të shtetasit shqiptar A. Z., 44, vjeç, lindur në Fier dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Brescias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga ligji italian dhe Dekreti i Presidentit Italian për Drogat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!