Jeton Dervishi i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar këtë të mërkurë në pikën kufitare të Morinës.
Sipas informacioneve të policisë, 38-vjeçari është dënuar në Hungari me 2 vite burg për kalim të paligjshëm të emigrantëve, ndërsa është dënuar po për të njëjtën vepër edhe në Serbi.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.
“PKK Morinë/Në hyrje u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Jeton Dervishaj, 38 vjeç. Gjykata në Hungari e ka dënuar atë, me 2 vjet burgim, për kalim të kundërligjshëm emigrantësh, ndërsa Gjykata e Lartë në Serbi ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti, për të njëjtën veprimtari kriminale. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al