Emri i saj u përdor për qëllime mashtrimi, reagon Soni Malaj

schedule08:48 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 08:48 - 19 Dhjetor, 2020

Soni Malaj është mes personazheve të njohur, emri i të cilëve është përdorur nga persona të paidentifikuar për qëllime mashtrimi. Këngëtarja ka reaguar përmes disa postimeve në rrjete sociale, duke iu kërkuar ndjekësve të saj të mos bien pre e këtij mashtrimi që po bëhet.

Ajo publikoi disa foto të profilit të rremë që është hapur në emër të saj, ku shkruan se faqja është fals dhe kërkon të mashtrojë njerëzit. “jo është një faqe falso që kërkon t’iu mashtrojë. Bëjeni report,”, shkruan këngëtarja. Shumë emra të njohur janë përdorur për qëllime të tilla.

Pak ditë më parë dhe moderatori Ardit Gjebrea bëri thirrje fansave të tregojnë kujdes. “Mos jepni jepni asnjë të dhënë tuajën personale, nëse ju kërkojnë nga llogari të ndryshme me emrin tim në Facebo ok ose Instagram. Mos hyni në asnjë lojë që ka emrin apo foton time. Gjithçka është një tallje e dikujt. Vetëm kjo është faqe e imja, e verifikuar.”, shkruan Gjebrea. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!