Emri i ri i Maqedonisë, reagojnë liderët europianë

schedule08:30 - 12 Janar, 2019

schedule 08:30 - 12 Janar, 2019

Kanë qenë të shumta mesazhet e urimit pasi parlamenti maqedonas miratoi ndryshimet kushtetuese në kuadër të Marrëveshjes së Prespës të arritur me Greqinë. Tashmë vendi do të mbajë emrin Maqedonia e Veriut.

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras përgëzoi homologun e tij maqedonas Zoran Zaev, për rezultatin e votimit në parlamentin e vendt mbi ndryshimet kushtetuese që lidhen me marrëveshjen e emrit me Greqinë. Vendi do të fillojë të përdorë emrin Maqedonia Veriore sapo marrëveshja të ratifikohet dhe në parlamentin grek.

“Mirë se erdhe në jetën tonë Maqedonia e Veriut”. Me këtë fjali ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, përshëndeti miratimin e ndryshimeve kushtetuese në parlamentin maqedonas. Ai shtoi se kishte uruar kryeministrin Zaev dhe ministrin e Jashtëm maqedonas Nikolla duke iu kujtuar atyre punën e lodhshme deri në arritjen e marrëveshjes.

Me anë të një mesazhi të përbashkët komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian Johanes Hahn dhe shefja për politika të jashtme në Bashkimin Europian Federika Mogherini u përshëndetën të gjithë kontribuesit politikë që miratuan ndryshimin e emrit të shtetit të tyre. Sipas tyre ky vendim historik do të krijojë dinamikë pozitive dhe përparim në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një mesazh dërguar kryeministrit të vendit Zoran Zaev u shpreh se NATO përkrah fuqishëm implementimin e marrëveshjes si një kontribut i rëndësishëm për stabilitet dhe prosperitet në rajon. Eurodeputeti eduard Kukan përshëndei deputetët maqedonas që votuan për ndryshimet kushtetuese duke i hapur rrugën implementimit të marrëveshjes. Pres me padurim të ardhmen atlantike të Maqedonisë së Veriut, përfundote urimi i Kukan.

Urimeve i janë bashkuar dhe kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili shtoi se Bashkimi Europian do të jetë i plotë kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e tij. Por dhe ambasadroi amerikan në Shkup Xhes Bejli në videon e tij të prezantimit e  cilësoi si një votim historik duke përgëzuar politikën maqedonase për këtë arritje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!