Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së martës në Lezhe, ku është qëlluar me armë zjarri drejt një makine me drejtues një 25 vjeçar.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Eduart Pica, ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri, tre vite me parë ka qenë i ndaluar një një aksident në Fushë-Krujë, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën.
Ndërkohë mësohet se pasi autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të makinës së Eduart Picës, ata janë larguar me një automjet.
Ndërkohë i riu dhe familjarët e tij janë marrë në pyetje për të zbardhur detaje në lidhje me këtë ngjarje. Ndërkohë grupi hetimor është duke parë kamerat e sigurisë për të identifikuar mjetin me të cilin janë larguar autorët.
LEXO EDHE: Sulmohet me armë një makinë, shpëton i riu, arratisen atentatorët, policia rrethon Lezhën
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Nënë Tereza” , Lezhë në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E.P.,25 vjeç.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.
Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës.e.su./abcnews.al