EMRI / I plagosuri me urgjencë tek “Trauma”, policia identifikon autorin

schedule22:30 - 15 Maj, 2020

schedule 22:30 - 15 Maj, 2020

Të shtëna me armë janë shënuar këtë të premte në Laç. Mësohet se nga të shtënat është plagosur Zef Marku 32 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Laçit, në aksin rrugor Laç-Milot, në afërsi të stadiumit ndërsa 32 vjeçari ishte duke ecur me automjetin e tij.

Sipas policisë konflikti ka nisur në lagjen 4 të Laçit, ndërsa plagosja ka ndodhur në periferi të qyetit.

Autori e ka ndjekur me makinë 32 vjeçarin pas zënkës dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se i plagosuri ka marrë një plumb në gju, dhe është transportuar në spitalin e traumës në Tiranë.

Nga informacioni paraprak i policisë mësohet se grupi hetimor ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar si Ilir Xhepaj, 33 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

“Plagosi me armë zjarri një 32 vjeçar në Laç, Policia në kohë reale identifikon autorin

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po vijonë kontrollet për kapjen e autorit të ngjarjes.

Sot ,rreth 17:45 ,në qytet Laç, si pasoje e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Z.M., banues në Lezhë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore spitalin e Traumës.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autoirit të dyshuar të ngjarjes , konkretisht shtetasin I.Xh, ku vijon puna intensive për kapjen e tij

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!